Drita luftoi deri në fund por eliminohet edhe nga goli i shqiptarit! Ekipi belg kualifikohet 

Futboll

Drita luftoi deri në fund por eliminohet edhe nga goli i shqiptarit! Ekipi belg kualifikohet 

Nga: K. Goca Më: 28 korrik 2022 Në ora: 20:25
Pamje nga ndeshja

Drita e Gjilanit me angazhim e me lojë nuk zhgënjeu, por fati nuk i priu që të avancoi në rrethin e tretë të Conference League.

Royal Antwerp ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Dritës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në një atmosferë të bukur sportive, rreth 10 mijë shikues, panë lojë të mirë, një Dritë që luftoi deri në fund por që nuk e barazoi rezultatin.

Tifozët “Intelektualët” krijuan atmosferë impozante, me brohoritjet e tyre, iu dhanë zemër lojtarëve të nënkampionit të Kosovës.       
Në minutën e 15-të, futbollisti Marko Simonovski, pati rast ideal, vetëm me portierin Butez, por ky i fundit reagon për mrekulli. 

Pjesa e dytë e kobshme për Dritën. 

Në minutën e 53-të, Royal Antwerp shënon golin, duke iu falënderuar golit të lojtarit nga Kosova, Laurit Krasniqit.

Djelmoshat e trajnerit Ardian Nuhiu, u munduan deri në fund përmes Simonovskit, Baftiut e Mujës, por pa sukses.

Në minutën e 90+8, Michel-Ange Balikwisha, realizon për 0:2.

Futbollisti Radja Nainggolan u paraqit 69-të për ekipin belg, duke iu gëzuar këtij kualifikimit.

Trajneri Mark van Bommel me ekipin belg me shumë vështirësi u kualifikuan dhe me fat.

Ndeshja në Antwerp pati përfunduar me rezultat 0:0, kësisoj Drita eliminohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat