Partizani kërkon një “rival”

Futboll

Partizani kërkon një “rival”

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 14:31
Partizani kërkon një “rival”

Partizani është në kërkim të një sulmuesi për të rritur konkurencën në skuadër dhe për t’i sjellë Xhuliano Skukës një “rival”.

Demat kanë zbarkuar në Korçë për të gjetur edhe sulmuesin e duhur, teksa kanë “peshkuar” lojtarin e Skënderbeut.

Bëhet fjalë për Elvi Berishën, i cili pëlqehet shumë nga Dritan Mehmeti dhe në këtë mënyrë drejtuesit kanë menduar të merrem dhe me mundësinë e transferimit, duke qenë se dhe lojtari kërkon të luajë në Superiore, pas rënies së Skënderbeut në Kategorinë e Parë.

Fieraku ka dhe një vit kontratë me korçarët, me presidentin Ardian Takaj që mund të konsiderojë shitjen e tij gjatë kësaj merkatoje për të mos e humbur lojtarin me parametra zero verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat