Dembele në formë të lartë

Futboll

Dembele në formë të lartë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 20:28
Dembele në formë të lartë

Sulmuesi francez ka treguar një formë të lartë gjatë turneut të ndeshjeve parasezonale të Barcelonës në Amerikë

Katër gola: një kundër Inter Miami, dy kundër Juventus dhe një tjetër kundër New York Red Bulls. Ky është bilanci i Ousmane Dembles për Barcelonën gjatë ndeshjeve parasezonale.

Kualiteti i francezit nuk është çudi, pasi që atë të gjithë e dinë, por problemi tek ai është konsistenca dhe efikasiteti.

Sulmues anësor francez i ka heshtur të gjithë ata të cilët nuk kanë besuar përfshirë edhe zërat kundër tij në Camp Nou.

Dy javë më parë ai zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Barçën deri më 2024, një vendim që bëri që analistë t’i ngritin vetullat lartë për shkak të paraqitjeve të tij, por Dembele është gjenial kur dëshiron të jetë dhe këtë e tregoi në SHBA kur bombardonte portat e kundërshtarëve.

Xavi gjithmonë ka qenë tifozi më i madh i francezi dhe ai e bindi që ai mund të jetë një aset i madh për Barcelonën këtë sezon.

Vendimi i Xavit bëri që klubi të rinovojë kontratën e Dembele dhe tani duket së ky bast u shpagua për mënyrën së si po luan.

“Ai ka më shumë besim dhe unë i besoj atij shumë, ai mund ta bëjë dallimin kur dëshiron”, tha Xavi gjatë turneut.

Dembele, tha pasi shënoi dy gola kundër Juventusit, se ky besim nga grupi dhe trajneri i ka ndikuar atij për mirë.

Forma e Dembelesë nuk është vetëm individuale tanimë por edhe në atë së ai po di të luajë perfekt me tërë shokët e skuadrës së tij, një gjë që u pa edhe në ndeshjen kundër New York Red Bulls mbrëmë.

Partneriteti i ri Robert Lewandowski, Dembele dhe Raphinha funksionoi për mrekulli në pjesën e parë.

Me dy anësorë që ndihmojnë polakun, është e qartë që tani ata kanë një pikë referuese në sulm e ku vija sulmuese e Barcelonës funksionon me rrjedhshmëri, saktësi, shpejtësi dhe goditje.

Goli i Dembelesë erdhi pas asistit që bëri braziliani buzë zonës së rreptësisë.

Edhe pse Lewandowski nuk shënoi, lidhshmëri e tij me dembele është e qartë: francezi disa herë luajti në pozitën nëntë gjatë pjesës së parë, edhe pse nuk ishte nata e ish yllit të Bayernit.

Në fakt, Barcelona ishte më e saktë në pjesën e parë me formulën LDR në fushë, edhe pse në pjesën e dytë ishte Memphis Depay që shkëlqejë përsëri duke shënuar për 2-0.

Talenti Dembelesë është i qartë dhe tani sfida më e madhe për të do të jetë konsistenca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat