Roma ka arritur marrëveshje me lojtarin

Futboll

Roma ka arritur marrëveshje me lojtarin

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:37
Georginio Wijnaldum

Derisa Georginio Wijnaldum pritet të arrijë sot në Romë, ata thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshje edhe me Eric Bailly të Manchester United

Giallorossi janë shumë aktiv në tregun e transferove dhe të përkushtuar që minimumi të përfundojnë në top katër në sezonin e dytë nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Sipas Calciomercato.com dhe disa mediave të tjera, Roma do ta huazojë Bailyn nga Manchester United me opsion blerjen 8 milionë euro.

Ai po ashtu ka oferta nga Milan dhe Fulham.

Kurse negociatat me PSG kanë përfunduar dhe me në fund Wijnaldum është nisur për t’u larguar nga Paris, pasi që fillimisht ishte ndalur në Rotterdam për t’i marrë disa anëtarë të familjes.

Do të jetë një marrëveshje huazimi me opsion blerjen, por që blerja mund të bëhet obligative në rast së ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve për çmimin 9-10 milionë euro.

PSG do të paguajë 50 për qind të pagës së tij gjatë periudhës së huazimit dhe lojtari është tërhequr nga disa bonuse që ky transferim të ndodh.

Tashmë janë qindra tifozë të Romës që janë duke e pritur një orë para atë që të aterojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat