Futbolli i femrave vjen me format të ri të garave 

Futboll

Futbolli i femrave vjen me format të ri të garave 

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:50
Futbolli i femrave

Edicioni i ri i garave në futbollin e femrave vjen edhe me format të ri.

Ashtu siç ishte parashikuar më herët nga FFK dhe në koordinim e mbështetje nga klubet, edicioni i ri sjell formatin e ri të Superligës me 8 ekipe, teksa për herë të parë do të nisë së funksionuari edhe Liga e Parë. Reforma e garave është bërë me qëllim të rritjes së cilësisë në garat e futbollit të femrave, por edhe nevojës për riorganizim të ligave.

Formati i ri vlerësohet se do të sjellë edhe organizim më të mirë të klubeve, por edhe baraspeshë më të madhe ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse në dy ligat. Komisioni i futbollit të femrave njofton të gjithë të interesuarit se afati për regjistrimin e klubeve të reja përfundon me 10 gusht, derisa transferimet e futbollisteve mund të bëhen deri më 25 gusht.

Ndërkohë, tërheqja e shortit për edicionin e ri për të dy ligat do të bëhet më 15 gusht, teksa garat do të fillojnë më 27 gusht. Sa i përket Ligës U17 ajo do të vazhdojë me formatin e deritashëm me dy grupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat