Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pa fat

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pa fat

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 23:01
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pa fat

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, ishte i pafat në ndeshjen e sotme, që skuadra e Leçes, zhvilloi ndaj Çitadelës, në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë.

Me shiritin e kapitenit në krah, Dermaku, u detyrua të linte fushën në minutën e 22-të, për shkak të një dëmtimi, duke i lënë vendin futbollistit Baschiroto.

Një lajm aspak pozitiv ky për shqiptarin, që është shndërruar në një lider te skuadra e Leçes, ku i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

Vlen të theksohet se në duelin e sotëm, në radhët e Çitadelës, aktivizohet titullar portieri Elhan Kastrati, që ashtu si Dermaku, është i pazëvendësueshëm te skuadra e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat