Kallaku kalon në anën tjetër të kryeqytetit

Futboll

Kallaku kalon në anën tjetër të kryeqytetit

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 13:56
Kallaku

Nëse më herët kalimet nga Tirana te Partizani apo e anasjellta konsideroheshin si mit, tashmë është thyer.

Sherif Kallaku është prova e radhës që e dëshmon këtë gjë.

Sipas asaj që raporton “Newsport”, mesfushori është gati për të kaluar te Tirana dhe për të zëvendësuar Totren. Në sezonin e fundit ky lojtar ishte pjesë e Partizanit, pa arritur të ngrihet në lartësinë e pritshmërive.

Lokomotiva e Zagrebit nuk e ka më në planet e së ardhmes dhe pritet që të heq dorë përfundimisht nga kartoni i Kallakut.

Një lëvizje e ngjashme u realizua edhe me Hotin që pasi u la i lirë, u largua te Partizanit pasi më herët ishte pjesë e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat