Talenti i Llapit, Shaban Shabani është huazuar te skuadra e Kikës në Ligën e Parë.
Sulmuesi i krahut do të jetë pjesë e Kikës për edicionin 2022/23.
Shabani u transferua vitin e kaluar te Llapi nga akademia e Dritës.
Ai ka debutuar në Superligë edicionin e fundit por nuk ka pasur shumë hapësira në ekipin e parë.
"Shaban Shabani i bashkohet KIKËS
Drejtori Sportiv Mustafë Vranja, si dhe Sekretari i klubit Lirigzon Myrtaj sot kanë prezantuar sulmuesin e krahut, Shaban Shabani.
Shaban Shabani është huazuar nga FC LLAPI për sezonin 2022/2023 te skuadra e jonë.
Shabanit i dëshirojmë mirëseardhje në KF KIKA", njofton Kika.