Asllani duhet të përgatitet psikologjikisht, një media e Interit e lëshon me një gabim

Futboll

Asllani duhet të përgatitet psikologjikisht, një media e Interit e lëshon me një gabim

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:51
Interi

Mediat në Itali janë shumë ballkanike dhe thuajse të ngjashme me pasqyrimin tonë kur bëhet fjalë për lojtarët, në ekstremitet. Këtë e kanë pranuar edhe shumë futbollistë të njohur se ka qenë thuajse e pamundur që të përballonin presionin e tyre.

Me një ndeshje të mirë shkon në qiellin e shtatë dhe me një të keqe, prek fundin. Për këtë arsye Kristjan Asllani duhet të përgatitet psikologjikisht për t’ia dalë, është ndoshta e vetmja pengesë e madhe për lojtarin shqiptar që gjithçka tjetër e zgjidh me këmbët dhe kokën e tij në fushën e blertë.

Mjaftoi një gabim në miqësoren ndaj Villareal, që “Liinterista”, media italiane e përkushtuar për Interin, “ta lëshonte” futbollistin e Kombëtares: “Komplimentet e shumta ndoshta ndikuan.

E kufizoi veten në të zakonshme me Villareal dhe humbi dy topa që sollën probleme serioze, në një prej tyre do ta pësonim. Shpresojmë se Brozovic do të kthehet së shpejti”, shkruhet në vlerësim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat