Redknapp flet për shqiptarin

Futboll

Redknapp flet për shqiptarin

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 16:36
Broja

A do të marrë një tjetër sulmues Chelsea në merkaton e verës?

Kjo është thuajse e sigurt, teksa përpos mungesës së alternativave aktualisht, edhe Timo Werner do të largohet nga londinezët. Ndërkohë Tuchel e ka pranuar në deklaratën për mediat se afrime të tjera po vijnë, por nuk do të bëhen ende të ditura. Jamie Redknap, legjenda e Liverpul dhe figura e njohur e futbollit anglez, ka folur mes të tjerash për Armando Brojën dhe problemin e madh të Europës, gjetjen e një “9” të vërtetë.

“Sulmuesit e Chelsea dukeshin si “të ndryshkur”, por kjo fitore me Evertonin është shumë me peshë.

Tuchel tha se donte disa lojtarë të tjerë, mendoj se kanë nevojë për një “9”, sulmues. Kanë pasur sukses me Diego Costa dhe Drogba që ishin të pametë. Lukaku nuk punoi për të qenë sulmuesi i duhur për Chelsea, belgu kërkon një ekip me më pak rrjedhshmëri në lojë. A është ende gati Armando Broja? Është lojtar i ri i mirë, por ka një kërkesë që është më e madhe se oferta.

Sot mungon një Duncan Ferguson. Nëse do të luante në këtë kohë, do të vlente 130 milionë paund. Nuk ka shumë “9” në qarkullim dhe prandaj Haland ishte kaq i vështirë për t’u marrë”, tha Jamie Redknap.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat