Shaqiri në Suedi, ndoqi ndeshjen Kalmar-AIK?

Futboll

Shaqiri në Suedi, ndoqi ndeshjen Kalmar-AIK?

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:29
Shaqiri në Suedi, ndoqi ndeshjen Kalmar-AIK?

Pikë të dobëta në lojë ka edhe ekipi i fortë i AIK-ut, i cili të enjten do të takohet me Shkëndijën në ndeshjen e kthimit të xhiros së tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Në ndeshjen e xhiros së 17-të në ligën elitare të Suedisë, rivali i Tetovafrëve është mposhtur nga skuadra mesatare e Kalmarit me rezultat 1:0. Është e vërtetë që AIK ka luajtur si mysafir, por është edhe e vërtetë që AIK ka luajtur me formacionin më të fortë, stafi nuk ka eksperimentuar asgjë edhe pse ferri e pret në Shkup të enjten si mysafir i përfaqësueses sonë në Europë.

Kështu që Kalmar i tregoi Shkëndijës se si duhet bërë me AIK-un. Goli i fitores u shënua në minutën e 54-të nga penalltia.

Do të ishte mirë nëse Shkëndija do të mund skuadrën suedeze me atë rezultat. Kujtojmë se, në ndeshjen e parë në “Friends Arena” AIK dhe Shkëndija luajtën 1:1.

Ndryshe, mësojmë se i gjithë stafi teknik i Shkëndijës në krye me strategun Artim Shaqiri e kanë përcjellë me vëmendje të madhe ditën e djeshme ndeshjen mes Kalmarit dhe AIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat