Milovan Gjukanoviq: Serbët janë okupatorë

Futboll

Milovan Gjukanoviq: Serbët janë okupatorë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:25
Gjukanoviq

Milovan Gjukanoviq, shef i departamentit ndërkombëtar të Malit të Zi i ka çmendur serbët me komentin e tij të fundit.

Ai në fakt ka komentuar në rrjetin social “Facebook”, ku i ka quajtur serbët si okupatorë, të cilët ishin internuar gjatë aksionit ushtarako-policor “Stuhia” në Kroaci në vitin 1995.

Serbët e kanë quajtur si skandaloz këtë koment dhe si një mesazh të turpshëm, ndërsa habiten se si Federata e Futbollit të Malit të Zi e as presidenti Dejan Saviceviq nuk e ka bërë asnjë reagim.

“Ata nuk e festuan persekutimin e serbëve, por çlirimin e kroatëve nga pushtuesit (okupatorët)”, ka komentuar Gjukanoviq nën linkun e portalit kroat “Vecernji”, me titullin:

“Përsëri sulm mediatik serb: Pankarta e turpshme në Split, e festuan persekutimin e serbëve”.

Me këtë rast, Gjukanoviq iu doli në krahë kroatëve, ndërsa serbët e dënuan ashpër këtë koment të zyrtarit të Federatës Malazeze të Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat