Kur lihen në harresë sakrifikuesit, Neziri që dha 120 mijë marka në vitin 1997...

Futboll

Kur lihen në harresë sakrifikuesit, Neziri që dha 120 mijë marka në vitin 1997...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:48
Bujar Neziri

Vitet e 90-ta, vitet e sakrificës dhe rezistencës ndaj regjimit serb.

Kosova nuk guxon në asnjë formë t’i lërë në harresë kontribuesit e mëdhenj që dhanë aq shumë, nuk kursyen asgjë nga vetja në shërbim të sportit dhe çështjes kombëtare. 

Pa kontribues dhe sponsorë, nuk do ta kishte fuqinë sporti dhe asnjë sferë tjetër në ato vite kundër falangës serbe.

Image

Shkrimi i Miftar Dragidellës, 12 janar të vitit 1999

Bujar Neziri, menaxher i klubit të futbollit Kosova e Dyseldorfit, dha kontribut të madh në vitet më të rënda, dha 120 mijë marka në vitin 1997, për t’i paguar shpenzimet, ku vet ai e sqaron për çka bëhet fjalë. 

“Po e postoj për të vetmen arsye se nuk i ra ndërmend askujt ta postojë deri më tash, me qenë modestë në shoqërinë tonë të marrin për ...

Në ditët në vijim do t’i postoj të gjitha çka kam bërë për kombin e sidomos për sportin ndoshta e vret dikënd ndërgjegjja.

Në vitin 1997 Reprezentacioni i Kosovës për herë parë ka luajtur lojë miqësore në Dyseldorf,  Klubi futbollistik 2 korriku për herë të parë  për Superkupën e Kosovës edhe Fadil Vokrri me ekipin e tij me organizimin e klubit futbollistik Kosova Dyseldorf ku të gjitha shpenzimet janë paguar nga unë 120 mijë DM”, ka shkruar para pak ditëve Neziri në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat