Sheikët e Manchester City i besojnë shqiptarit rolin e rëndësishëm në klubin e ri

Futboll

Sheikët e Manchester City i besojnë shqiptarit rolin e rëndësishëm në klubin e ri

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 01:06
Sheikët e Manchester City i besojnë Erjon Bogdanit rolin e rëndësishëm në klubin e ri

Erjon Bogdani kthehet përsëri në futbollin aktiv dhe do e bëjë me një rol shumë të rëndësishëm në një nga klubet më historike të futbollit italian. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, është emëruar në një detyrë të rëndësishme në klubin e ri që kanë blerë së fundmi sheikët e Manchestrr Cityt

“City Group” me në krye emirin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khaldon el-Mubarak, ka blerë pak muaj më parë klubin e Palermos, me objektivin që ta kthejnë shumë shpejt në një superfuqi edhe në futbollin italian.

Planet e klubit janë që të ketë një zhvillim të shpejtë dhe nga Seria B, të bëjnë hapa para për kthimin sa më të shpejtë në elitë. Por ndërsa planet e klubit janë që të bëjë këtë hap të shpejtë nëpërmjet merkatos, po punohet paralelisht edhe me të ardhmen dhe zhvillimin. Këtu hyn në skenë Erjon Bogdani.

Ky i fundit është emëruar në rolin e shefit të skautëve për futbollin e të rinjve, që ka për detyrë të monitorojë talentet që klubi do të tentojë të afrojë në akademinë e tij. “Panorama Sport” ka kontaktuar ish-futbollistin dhe ka marrë konfirmimin për këtë emërim që është një hap i rëndësishëm për rekordmenin e golave me fanellën e përfaqësueses shqiptare.

Bogdani ka qenë edhe më parë pranë futbollit të moshave dhe ka njohuri të mira rreth tij, pasi për dy vite, 2017-2018, ka drejtuar përfaqësuesen U19 të Shqipërisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat