KI Klaksvik - Ballkani, befasojnë bastet ndërkombëtare 

Futboll

KI Klaksvik - Ballkani, befasojnë bastet ndërkombëtare 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:37
Ballkani

Ballkani i Therandës nuk konsiderohet favorit në përballjen në udhëtim, kundër skuadrës nga Ishujt Faroe KI Klaksvik, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Conference League në futboll.

Kampioni i Kosovës, e ka fituar ballafaqimin e parë me rezultat minimal 3:2, ndërsa sonte synon të kthehet i pamposhtur dhe të kualifikohet në play-off.

Kryetrajneri Ilir Daja, ka rastin e madh që të futet në histori me Ballkanin, të bëhet skuadra e parë nga Kosova që prek Play-off-in e Conference League. Ndeshja luhet sonte në orën 20.00.

Image

Bastet

Bastet ndërkombëtare befasojnë, favorizojnë KI Klaksvik-un.  

Kompania e basteve “10Bet”  e ka 2.10 për fitoren e KI Klaksvik-ut, 3.15 për barazim dhe 3.10 për triumfin e Ballkanit.

Pothuajse ngjashëm e ka “bet365”, 2.20 për triumfin e vendasve, 3.60 për barazim dhe 3.10 për fitoren e kampionit të Kosovës.

Pak më ndryshe “bwin”, e ka koeficientin 2.10 për fitoren e KI Klaksvik-ut, 3.30    për barazim dhe 3.30 për ngadhënjimin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat