Icardi prek fundin te PSG

Futboll

Icardi prek fundin te PSG

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:42
Icardi prek fundin te PSG

Dikur një bomber luksi, tanimë rrezikon të luajë me të rinjtë. Sa shumë ka ndryshuar karriera e Mauro Icardit në 3 vite.

Prishja e marrëdhënieve me klubin që i bëri një nga sulmesit më të mirë në botë, Interi dhe transferimi te klubi që mbledh më të mirët në botë, PSG.

Sipas L’Equipe, klubi francez ka nxjerrë zyrtarisht jashtë ekipit të parë sulmuesin argjentinas, për t’i bërë vend 20-vjeçarit Ekitike.

Ky është një mesazh i cili i është përplasur në fytyrë sulmuesit, i cili bën mirë të largohet deri në fundin e kësaj merkatojë, ose do të luajë me ekipin amator.

Gjatë këtyre 3 sezoneve, Icardi nuk ka arritur të justifikojë investimin e bërë nga PSG, ndërsa më shumë është komentuar marrëdhënia e tij me Ëanda Nara, sesa ajo që ka bërë në fushë.

PSG kërkon që të lirohet sa më shpejt nga paga e argjentinasit, por për fat të keq, ofertat për të mungojnë dhe klubi i vetëm qe ka shfaqur interesim për të është Monza.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat