Milani gati të blindojë yllin

Futboll

Milani gati të blindojë yllin

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 19:23
Milani gati të blindojë yllin

Ndër prioritetet e Milanit pasi të përfundojë merkato e verës, sigurisht që është edhe rinovimi i Rafael Leaos, kontrata aktuale e të cilit me klubin e Aldo Rossi skadon në vitin 2024: siç shpjegon La Gazzetta dello Sport këtë mëngjes, kuqezinjtë mbeten të sigurt për të arritur një marrëveshje shumë shpejt për vazhdimin e sulmuesit portugez.

Rafael Leao, sulmuesi i Milanit, ka postuar në profilin e tij në Instagram disa foto nga stërvitja e sotme e zhvilluar në lëndinën (e re) të San Siros; portugezët i kanë shoqëruar pamjet me përshkrimin “San Siro = Casa”.

Milani pothuajse ka përcaktuar rinovimin e Fikayo Tomorit deri në vitin 2027 dhe është gati të mbyllë edhe lojtarë të tjerë: në pak javë, kuqezinjtë do të donin të arrinin zgjatjen e kontratës së Bennacer, Krunic, Tonalit dhe padyshim Leao. La Gazzetta dello Sport e raporton këtë mëngjes.

Ditën e djeshme në Casa Milan ka pasur një takim mes klubit kuqezi dhe agjentëve të Fikayo Tomorit, gjatë të cilit u hodhën themelet për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit anglez deri në vitin 2027. Për të, edhe një rritje rroge e cila do të shkojë nga 2 mln aktualisht ne 3.5 milionë euro në sezon.

Këtë e raporton Tuttosport këtë mengjes! Tomori kishte pasur interesime edhe nga Manchester United, ashtu si ka edhe Kalulu nga Tottenham dhe Tonali nga Arsenali por te gjithe duhet te blindohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat