Mungon vetëm firma

Futboll

Mungon vetëm firma

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:26
Mungon vetëm firma

Edwin Gyasi është futbollisti më i ri i Kukësit. Mesfushori ganez i lindur në Amstedam, ka mbërritur në Tiranë e do të bashkohet menjëherë me ekipin, për të qenë i gatshëm për takimin e javës së parë më Tiranën.

31-vjeçari ka një CV shumë të pasur, pasi është aktivizuar edhe në Eredivisie, teksa ka qenë pjesë e Tëente, Heracles, Roda, De Graafschap dhe Telstar.

Gyasi ka luajtur në MLS me Dallas, ka qenë pjesë e Aalesund në Norvegji, CSKA Sofia në Bullgari, në Turqi me Samsunspor dhe Boluspor, dhe së fundmi në Izrael me Beitar Jerusalem.

Mesfushori ganez ka qenë dhe pjesë e Kombëtares së Ganës në kualifikueset për Kupën e Botës Rusi 2018 dhe shihet si një futbollist që do ndihmojë skuadrën verilindore me eksperiencën që ka.

Deri më tani klubi verilindor ka afruar në skuadër Ebert, Tarik Isic, Ante Zivkovic, Agnaldo Moraes, Edi Basa dhe Tiago Ferreira, krahas Giyasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat