Skuadra shqiptare shkatërron Teteksin e Tetovës

Futboll

Skuadra shqiptare shkatërron Teteksin e Tetovës

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2022 Në ora: 21:41
Skuadra shqiptare shkatërron Teteksin e Tetovës

Pas shtyrjes zyrtare të xhiros së parë të sezonit të ri në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, disa nga skuadrat e ligës së dytë zhvilluan ndeshje miqësore. 

Skuadra shqiptare Arsimi nga Çegrani bëri befasi të madhe pasi që e mundi me rezultat bindës 6:1 Teteksin e Tetovës. 

Ajrulla me dy gola dhe nga një të Aliut, Selimit, Xhemailit dhe Selimit, “verdhezinjtë” shënuan fitore bindëse. 

Nuk pati gola në ndeshjen miqësore ndërmjet Vardarit dhe Lokomotivës. 

Dueli përfundoi 0:0.

Po ashtu u zhvillua edhe një ndeshje miqësore mes rivalëve të qytetit Voska Sport dhe Ohrit Lihnidos. Ohrianët triumfuan 2:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat