Ademi shënon në derbin e madh jubilar kroat, Dinamo “shkel” Hajdukun!

Futboll

Ademi shënon në derbin e madh jubilar kroat, Dinamo “shkel” Hajdukun!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2022 Në ora: 00:02
Ademi në veprim

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, edhe një herë dëshmon cilësitë e tija në derbin e madh kroat.

Dinamo e Zagrebit e deklasoi me rezultat 4:1 Hajdukun e Splitit.

Dinamovitët “shkelën” Hajdukun, në përballjen që u zhvillua në “Maksimir”.  

Në vetëm tre minuta Dinamo e Zagrebit arriti të kthejë “Maksimirin” në derbin jubilar të 100-të me Hajdukun në kampionatin kroat.

Në pjesën e parë (45+2), Hajduku avancoi falë golit fenomenal të përfaqësuesit maqedonas Yani Atanasov.

Dinamo e Zagrebit nga minuta e 61 deri në të 64-tën arriti të bëjë një kthesë të plotë për epërsinë 2:1.

Fillimisht në minutën e 61-të Baturina barazoi rezultatin dhe më pas Arijan Ademi shënon për 2:1.

Gojak në minutën e 84-të dhe Orshiç në atë të 90+1, shënuan për fitoren bindëse.

Ademi u zëvendësua në minutën e 76-të, ndërsa Ermir Sahiti futet në lojë në minutën e 71-të në radhët e Hajdukut.

Pas javës së 5-të në elitën e futbollit kroat, Dinamo kryeson me 13 pikë, 4 fitore e 1 barazim dhe Hajduku është në pozitën e dytë me 6 pikë, 2 fitore dhe 1 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat