Brentfordi 55 milionësh turpëroi United 425 milionësh

Futboll

Brentfordi 55 milionësh turpëroi United 425 milionësh

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 11:34
Brentfordi

Manchester United pësoi një humbje të turpshme 4-0 kundër Brentofrd në javën e dytë të kampionatit anglez. Sikur të mos mjaftonte kjo kanë dalë edhe statistikë të tjera që dënojnë rëndë skuadrën e Ten Hag.

Asnjë trajner i Djajve të Kuq nuk ka humbur dy ndeshjet e para në drejtim të skuadrës që nga John Chapman në nëntorin e vitit 1921.

Dhe pasi ka pësuar katër gola në pjesën e parë të një ndeshje në transfertë për herën e parë në Premier League, United mban vendin e fundit në renditje për herën e parë që nga 21 gushti i 1992-it.

Megjithatë, statistika më e pabesueshme mund të jetë ajo e diferencës së madhe të distancës së mbuluar në fushë mes dy skuadrave. Lojtarët e Brentford kanë vrapuar për 109.4 km, ndërsa ata të United për vetëm 95.6 km.

Duke llogaritur se një lojtar i Premier League vrapon mesatarisht për 10.14 km për ndeshje, paraqitja e lojtarëve të Ten Hag lë shumë për të dëshiruar.

Gjithashtu, Sky Sport ka zbuluar se lojtarët e Brentford kanë bërë 90 sprinte në total, një për çdo minutë, ndërsa United vetëm 65. Jo keq për një ekip 55 milionë sterlinash në ndeshjen e dytë të Premier kundër një skuadre 425 milionëshe me histori të lavdishme.

Nuk është një rastësi që kjo është hera e parë që United e ka nisur kampionatin me dy humbje radhazi që nga krijimi i Premier League në sezonin 1992/93. Në fakt, tani Djajtë e Kuq kanë humbur katër ndeshje radhazi, gjë që nuk ndodhte që nga shkurti i 1979-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat