Conte: Incidenti? Është problem i imi dhe i Tuchelit

Futboll

Conte: Incidenti? Është problem i imi dhe i Tuchelit

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 22:44
Conte: Incidenti? Është problem i imi dhe i Tuchelit

Antonio Conte nuk preferoi të komentojë incidentin mes tij dhe Thomas Tuchel në fund të ndeshjes Chelsea-Arsenal, duke e quajtur atë një çështje mes dy trajnerëve, teksa u përqendrua më së shumti te sfida e “Stamford Bridge”.

Tekniku Italian nuk i kurseu komplimentet për kundërshtarin, megjithatë shtoi se edhe djemtë e tij kishin bërë maksimumin për të qëndruar në lojë dhe kishin pasur rastet e tyre për të merituar këtë pikë në derbi.

“Unë mendoj se është më mirë të flasim për ndeshjen, pasi ajo që ndodhi mes meje dhe Tuchel, është diçka e jona.

Ishte një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari shumë të fortë, megjithatë ne bëmë maksimumin për të qëndruar në lojë deri në fund dhe u shpërblyem me atë gol që na dha një pikë.

Jemi të vetëdijshëm që na duhet ende shumë punë për të rivalizuar me kundërshtarë si Chelsea. Tërheqja prej flokësh e Romeros ndaj Cucurellës? Nuk e kam parë!”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat