Eintrachti i Frankfurtit huazon në Belgjikë

Futboll

Eintrachti i Frankfurtit huazon në Belgjikë

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:47
Eintrachti i Frankfurtit huazon në Belgjikë

Jens Petter Hauge transferohet në Belgjikë.

Talenti norvegjez, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Enitrachtit të Frankfurtit, është huazuar për një sezon te skuadra e Gent, ku do të kërkojë të luajë rregullisht dhe fitojë eksperiencë.

Sulmuesi 22-vjeçar u transferua te Milani në verën e 2020-ës, por dështoi me kuqezinjtë dhe vitin e kaluar u huazua te Eintracht Frankfurt, me një klauzolë detyrimi blerjeje, të cilën gjermanët e ushtruan në fund të këtij sezoni.

Me 38 ndeshje dhe tre gola në sezonin që lamë pas, Hauge nuk bindi plotësisht te Eintrachti, që vendosi ta huazojë në Belgjikë, për të luajtur rregullisht e për t’u rikthyer më i fortë në klubin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat