Talenti prishtinas në prova te gjiganti kroat

Futboll

Talenti prishtinas në prova te gjiganti kroat

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 12:41
Naxhi Berisha

Futbollisti i ri Naxhi Berisha që luan për FC Prishtina U19 do të testohet te klubi i njohur kroat Hajduk Split.

Për dy javë ai do të stërvitet me ekipin e juniorëve të gjigantit kroat teksa gjatë qëndrimit pritet t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Me Berishën në prova do të jetë edhe futbollisti Rijad Jashari që është pjesë e 2 Korrikut

Mundësia për t’u provuar të dy futbollistët në fjalë erdhi pas angazhimit të skautit të Hajduk Split për Kosovë e Shqipëri, Albin Sahatqija.

Naxhi Berisha është nën menaxhimin e kompanisë SEE Talents që ka në fokus transferimin e lojtarëve në klube të jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat