Kërkon dy goditje të mëdha nga Reali dhe Barcelona

Futboll

Kërkon dy goditje të mëdha nga Reali dhe Barcelona

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 17:58
Kërkon dy goditje të mëdha nga Reali dhe Barcelona

Manchester United është duke kaluar një periudhë të errët, teksa ka nevojë për përforcime për të formuar një ekip më kompetitivë.

Në dy javët e para, Djajtë e Kuq janë turpëruar ndaj Brighton dhe Brentford.

Holandezi Erik Ten Hag kërkon prurje dhe në skenë kanë dalë dy emra nga Spanja.

Për sulmin emri i preferuar është Pierre-Emerick Aubameyang, i cili pritet të largohet nga Barcelona pas zbarkimit të Lewandowskit në “Camp Nou”. 33-vjeçarin e kërkon edhe Chelsea, që po ushtron presion për blerjen e tij, por sulmuesi nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

United gjithashtu po synon edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Realit të Madridit, pasi hoqën dorë nga Rabiot. Anglezët kanë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për Casemiron.

Brazilianin do të përfitojë dyfishin e pagës në “Old Trafford”, ndërkohë që një ofertë e tillë mund të pritet mirë dhe nga presidenti Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat