Taib Kabashi dhe Fatmir Muhaxheri, lirohen nga detyra

Futboll

Taib Kabashi dhe Fatmir Muhaxheri, lirohen nga detyra

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 22:12
Taib Kabashi dhe Fatmir Muhaxheri

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës nën udhëheqjen e presidentit, Eugen Saraçini. Në këtë mbledhje Bordi ka diskutuar për paraqitjen e Kombëtareve të reja në Kampionatet Evropiane të kësaj vere.

Bordi ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kryetrajnerit të Kombëtares U20, Taib Kabashi dhe trajnerit të përkohshëm të Kombëtares U18, Fatmir Muhaxheri.

Bordi ka vendosur që Kabashin dhe Muhaxherin t’i lirojë nga pozita e kryetrajnerëve.

Kabashit në fakt i ka përfunduar mandati dyvjeçar, kurse Muhaxheri ishte i angazhuar vetëm për Evropianin në Letoni. Ai vazhdon angazhimin në shtabin teknik të Kombëtares A.

Bordi i FHK-së ka falënderuar Kabashin e Muhaxherin për punën e bërë me shumë zell dhe përkushtim. Bëhet fjalë për dy personalitete që kanë dhënë shumë dhe vazhdojnë të japin shumë për hendbollin tonë.

Së shpejti Bordi do të vendosë për trajnerët e këtyre grupmoshave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat