Interi ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Spezia-s, në takimin e javës së 2-të të Serie A.
Zikaltrit dominuan takimin dhe pa ndonjë telashe arritën tre pikë.
Golat i shënuan Martinez (35'), Calhanoglu (52') e Correa (82'').
Futbollisti shqiptar, Kristijna Asllani u paraqit nga minuta e 85-të për Interin.
Interi kryeson me 6 pikë e Spezia është në të dhjetin me 3 sosh.