Mourinho: Scaloni duhet të më dërgojë disa shishe verë...

Futboll

Mourinho: Scaloni duhet të më dërgojë disa shishe verë...

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:50
Mourinho: Scaloni duhet të më dërgojë disa shishe verë...

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka thurur plot lëvdata për Paulo Dybalan, teksa pret që sulmuesi të luajë një rol kryesor për Argjentinën në Kupën e Botës.

Mourinho foli për nënshkrimin e tij gjatë verës pasi e pa atë të shënonte dy herë në një fitore 3-0 ndaj Monzas dhe po e këshillon argjentinasin të ruajë formën e tij mbresëlënëse.

Roma mbrëmë (e martë) arriti të fitojë me rezultat 3-0, ku pas kësaj fitoreje e sheh ekipin të ngjitet në krye të tabelës me 10 pikë në Serie A.

"Ai ka një histori lëndimesh, por ai po përmirësohet tani," tha Special One për “DAZN”.

"Unë mendoj se kjo është një shenjë e asaj që do të vijë në Katar për Kupën e Botës. Ndoshta [bosi i Argjentinës] Lionel Scaloni duhet të më dërgojë disa shishe verë, sepse ai do të ketë një lojtar fantastik në dispozicion."

Dybala u transferua te Roma si një transferim i lirë në korrik pas një sezoni të vështirë të kaluar në Juventus që u ndërpre nga lëndimi.

28-vjeçari do të shpresojë se mund të kthehet në maksimumin e tij te Roma dhe të vazhdojë të luajë një rol kyç për Argjentinën në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Me dy golat e shënuara ndaj Monzës, Dybala arriti 100 golat e karrierës së tij në Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat