Braithwaite gjen skuadrën e re në La Liga!

Futboll

Braithwaite gjen skuadrën e re në La Liga!

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 14:39
Braithwaite

Braithwaite gjen skuadrën e re në La Liga!

Martin Braithwaite e ka gjetur skuadrën e re ku do të luajë, pasi largimi i tij nga Barcelona ishte një domosdoshmëri duke ditur se Xavi Hernandez nuk e shihte dot me sy.

Sulmuesi danez do të qëndrojë në La Liga, ku do të bashkohet me Espanyolin, skuadrën ku luan edhe mesfushori shqiptar, Keidi Bare.

Gjatë paradites së kësaj të enjte 31-vjeçari ka kryer të gjitha vizitat mjekësore, të cilat i ka kaluar me sukses dhe në orët në vijim pritet që palët të nënshkruajnë dhe të zyrtarizohet transferimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat