Silva shprehet i lumtur që mbeti te Manchester City

Futboll

Silva shprehet i lumtur që mbeti te Manchester City

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 11:57
Silva shprehet i lumtur që mbeti te Manchester City

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva thotë se ai “dëshiron të jetë” në klub dhe është “i lumtur” që do të qëndrojë pavarësisht zërave se do të largohej këtë verë.

Reprezentuesi portugez ishte lidhur me transferimet në Paris St-Germain dhe Barcelona.

Silva, 28 vjeç, tha se një klub bëri një ofertë të vonuar, por ishte e vetmja që City mori për të.

“Unë po qëndroj. Kam folur me klubin dhe do të qëndroj,” tha ai. “Jam i lumtur këtu te Man City dhe do të bëj më të mirën”.

Ai shtoi pas fitores 6-0 të Cityt në Premier League ndaj Nottingham Forest të mërkurën: “Në pesë sezonet e fundit ne kemi fituar katër Premier League dhe kemi arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Është një nga tre klubet më të mira në botë dhe është një klub në të cilin dua të jem dhe jam i lumtur”, u shpreh portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat