Pëlqehet nga klubet angleze – Dumfries flet për të ardhmen e tij

Futboll

Pëlqehet nga klubet angleze – Dumfries flet për të ardhmen e tij

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 23:16
Denzel Dumfries

Denzel Dumfries ka komentuar spekulimet që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga Inter.

Mbrojtësi holandez ka bërë mjaft mirë në Serie A në këto dy sezone dhe ka marrë kështu pëlqimin e disa skuadrave.

Sipas shumë raportimeve, Chelsea dhe Man United janë në garë për shërbimet e Dumfries. Për këtë është pyetur vet lojtari.

“Ky interesim më bën të lumtur, sigurisht”, ka thënë Dumfries për ‘Telegraaf’.

“Por, fokusi im është vetëm tek Inter. NE duam të fitojmë Scudetto, sepse e humbëm në sezonin e kaluar”, shtoi ai.

Dumfries mbulon pozitën e krahut të djathtë dhe ka qenë në mesin e mbrojtësve më produktivë në Serie A sezonin e kaluar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat