Cassano me fjalë të rënda për portugezin

Futboll

Cassano me fjalë të rënda për portugezin

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:28
Cassano me fjalë të rënda për portugezin

Antonio Cassano nuk është nga ata personazhe që përdorin filtra.

Ish-futbollisti është njohur gjithnjë për mënyrën e drejtpërdrejt në të folur dhe madje këtë e bën rregullisht çdo javë me anë të një komunikimi në rrjetet sociale me Bobo Vierin.

Së fundmi, Cassano është pyetur sërish rreth Cristiano Ronaldos ndërsa nuk është përmbajtur duke theksuar se ylli portugez duhet të tërhiqet pasi nuk ka më çfarë të japë.

“Ronaldo ka frikë të tërhiqet, në fakt bëhet fjalë për frikën që kanë të gjithë fenomenët.

Ka fituar gjithçka në karrierën e tij, gjithashtu ka fituar edhe shumë para, ka qenë një fenomen padyshim.

Por boll më, tashmë është kthyer në një lojtar stoli.

Duhet të tërhiqet”, tha Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat