Araujo preferoi operacionin

Futboll

Araujo preferoi operacionin

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:39
Araujo preferoi operacionin

Ronald Araujo ka vendosur t’i nënshtrohet operacionit. Mbrojtësi i Barcelonës njoftoi dje në rrjetet e saj sociale se “pas konsultimit me disa profesionistë”, kanë vendosur që gjëja më e mirë është ndërhyrja kirurgjikale.

Uruguaiani siguron se nuk bëhet fjalë për zgjedhje mes klubit të tij dhe kombëtares, “është për shëndetin dhe rikthimin në 100% sa më shpejt të jetë e mundur”.

Paraditen e sotme, Araujo ka udhëtuar drejt qytetit Turku (Finlandë), ku nesër do të operohet nga doktori Lasse Lempainen.

Pasi të kryhet operacioni, do të shihen se cilat do të jenë kushtet e tij të rikuperimit dhe nëse ai do të jetë në gjendje të bëhet pjesë e Kupës së Botës “Katar 2022” në formën e duhur fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat