Shabani: ‘Forca’ është klub i vogël, por me ëndrra të mëdha

Futboll

Shabani: ‘Forca’ është klub i vogël, por me ëndrra të mëdha

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:16
Shabani: ‘Forca’ është klub i vogël, por me ëndrra të mëdha

Futsal Club Forca nga Kumanova debutoi me fitore në Ligën e Parë të futsallit, pasi mposhti Juventus Seravën nga Çairi i Shkupit me rezutat 5-2.

Ndeshja e mbrëmshme është zhvilluar në sallën sportive “Faik Konica” në Sllupçan.

Para fillimit të këtij takimi u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të kupës së kampionit të Ligës së dytë për Futsal Club Forca.

Kryetari i klubit, Amir Shabani, ka folur për synimet e klubit në të ardhmen.

Ai ka thënë se Forca është një klub i vogël, por me ëndrra të mëdha.

“Ne vërtetë jemi një klub i vogël, por me një ëndërr të madhe dhe loja e parë në ligën e parë është një dëshmi se vetëm po realizohet një pjesë e ëndrrës tonë. Puna grupore, puna kolektive gjithmonë sjellë rezultate dhe duke patur parasysh shpirtin kompetitiv të lojtarëve tanë si dhe entuziazmin e shokëve të mi që janë në udhëheqjen e klubit, mendoj se ëndrra jonë nuk është larg realizimnit. Tani si anëtar të ligës së parë do ta provojmë vetën dhe njëkohësishtë besoj se do të ballafaqohemi me sfida më të rënda, por me këto kapacitete mendoj dhe jam i bindur se rezulatet nuk do të mungojnë”, tha ai.

Shabani është i bindur se me kapacitetet që i kanë rezultatet nuk do tju mungojnë as në ligën e parë./Open-TV.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni intervistën me Amir Shabani, kryetar i Futsal Club Forca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat