Nuhiu para sfidës me Prishtinën: Kjo është një mundësi e artë për futbollistët tanë

Futboll

Nuhiu para sfidës me Prishtinën: Kjo është një mundësi e artë për futbollistët tanë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:54
Nuhiu

Drita e Gjilanit zhvillon ndeshjen e mbetur, atë të javës së tretë ndaj Prishtinës, nesër (19.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Për këtë ndeshje në konferencë u paraqitën kryetrajneri i Dritës,  Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Rron Broja.

Nuhiu theksoi se Drita është kompakte, ndërsa nesër pritet të zhvillohet ndeshje e madhe.

“Kemi një ndeshje, e cila gjithmonë sjell interesim të madh te tifozët dhe për këtë pres që stadiumi të jetë i mbushur. Kjo është një mundësi e artë për futbollistët tanë për të shprehur vlerat e tyre, por edhe për të parë vlerën e kampionatit që vazhdimisht po rritet.

Kundërshtari mendoj që ka futbollistë cilësorë, duke mos harruar që edhe skuadra jonë ka potencial. Motivi tek skuadra është i lartë, djemtë mezi presin të dalin në fushë dhe të bëjnë një ndeshje të madhe”, theksoi Nuhiu.

Më tej vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve tanë, për të cilët DRITA do e bëjë maksimumin edhe nesër:

 “Intelektualët” nuk lënë asnjë ndeshje, ata gjithmonë janë bashke me ne dhe nuk e diskutoj se do të jenë në numër të madh edhe nesër mbrëma për të na mbështetur në maksimum. Besoj se po kënaqen me performancën e djemve, sepse po luajnë futboll cilësor dhe me shumë gola.

Uroj që nesër të bëjmë ndeshje të madhe dhe t’ia lëmë fushës, sepse futbolli nuk mund të parashikohet. Por, një gjë e di se do të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat