Selektori i Kosovës: Do të jemi në një vazo më lartë për shkak të vendit të dytë

Futboll

Selektori i Kosovës: Do të jemi në një vazo më lartë për shkak të vendit të dytë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 23:24
Selektori i Kosovës: Do të jemi në një vazo më lartë për shkak të vendit të dytë

Kombëtarja e Kosovës e mbylli me fitore edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse shënuan fitore bindëse ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 2 të Ligës C.

Përzgjedhësi, Alain Giresse, pas ndeshjes tha se Kosova luajti mirë sonte dhe se gjithçka shkoi sipas planit.

Luajtëm mirë edhe në Irlandë, por fatkeqësisht e humbëm lojën. Ishim të përgatitur mjaft mirë sonte, gjithçka shkoi sipas planit dhe e fituam lojën. shte lojë e mirë, kjo lojë na kënaqi te gjithëve”, tha francezi.

“Do të jemi në një vazo më lartë për shkak të vendit të dytë dhe pse mos të kërkojmë kualifikimin”, shtoi Giresse, kur u pyet rreth shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat