Cassano: Është si Inzaghi

Futboll

Cassano: Është si Inzaghi

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 15:13
Cassano: Është si Inzaghi

Antonio Cassano është rikthyer në qendër të vëmendjes pas disa deklaratash të bujshme të bëra në lidhje me sulmuesin e Manchester City-t, Erling Haaland.

Gjatë një interviste të dhënë për podcast-in “Muschio Selvaggio”, ka thënë: “Haaland është një Bobo Vieri i përzier me Adriano-n. Por nëse e vini re, nuk di të luajë futboll si Benzema dhe Leëandoëski.

“Po, është një golashënues i madh, por nuk di të luajë futboll. Edhe Inzaghi nuk dinte të luante futboll, luante në mënyrë të pakujdeshme.

“Luante me fenomenë që ia hidhnin topin në zonën e rreptësisë dhe ai shënonte me instinkt, me kokë, me dorë, shkoni dhe shikojini golat e tij. Pippo, numër një? Nuk dihet se për çfarë”.

FantAntonio nuk ka kursyer as Cristiano Ronaldo-n: “Kam një respekt të madh për Ronaldo-n, por nuk më pëlqen si futbollist. Messi është si Maradona, por kur flitet për sakrifica, ai është larguar nga Argjentina në moshën 14 vjeç dhe është përballur me shumë probleme fizike.

“Katër vitet e para ka qenë vetëm në Barcelonë, janë sakrifica. Megjithatë, Cristiano duhet t’i dojë të mirën vetes dhe të tërhiqet kur nuk ia del më.

“Kjo vlen për të gjithë sportet. Ka fituar gjithçka, ka qenë një fenomen dhe ka fituar shumë para: tani duhet të thotë mjaft. Te Manchester United ka përfunduar në stol”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat