Talenti i madh nga Kosova, vazhdon kontratën me klubin e njohur gjerman

Futboll

Talenti i madh nga Kosova, vazhdon kontratën me klubin e njohur gjerman

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:10
Fisnik Asllani - majtas

Talenti i madh nga Kosova, Fisnik Asllani, ka vazhduar kontratën me ekipin gjerman TSG Hoffenheim deri më 30 qershor të vitit 2026.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit Hoffenheim.

Asllani është prej talenteve më të vlerësuar në Gjermani.

“Sulmuesi 20-vjeçar ndodhet në Kraichgau që nga vera e vitit 2020 dhe që nga fillimi i këtij viti është pjesë e skuadrës së parë”, - njofton klubi.

Hoffenheim po kalon formë të mirë në Bundesliga I, nga shtatë ndeshje ka shënuar katër fitore, ka një barazim dhe pësuan dy humbje, renditin në pozitën e 4-t me 13 pikë apo kanë 4 me pak se lideri Union Berlini.
Hoffenheim të dielën luan në Berlin kundër Hertha-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat