Skuadra shqiptare me rezultat 9:0 shkatërron ekipin e njohur maqedon 

Futboll

Skuadra shqiptare me rezultat 9:0 shkatërron ekipin e njohur maqedon 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2022 Në ora: 20:37
Pamje nga ndeshja

Arsimi i Çegranit me rezultat ka shkatërruar Borecin e Velesit, në kuadër të javës së nëntë të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Fitore e thellë që gëzon pamasë tifozët e kësaj skuadre.   

“Arrijmë fitore madhështore ndaj Borecit, me goleadë rekorde prej 9:0, duke treguar se në Çegran jemi kategori e rëndë duke demoluar ekipin mysafir!

Pas një pjese të parë dominuese por vetëm me një gol të shënuar, ekipi ynë arriti të shënoi edhe 8 herë tjera në pjesën e dytë! 

Nën super orkestrimin e asistimeve të mesfushës verdh e zi dhe treshes Gafuri – Sadiki – Bekiri, njeriu gol Erion Shuku arriti të shënoi Hat-trik në hark kohor prej vetëm 16 minutash, ndërsa nga një gol shënuan Argjend Gafuri, Burim Sadiki, Emir Aliu, Mahir Ajrulla dhe Albulen Imeri. 9:0, vazhdoni besoni këtij ekipi, ne do vazhdojmë të ju bëjmë krenarë!”, shkruan në faqen e KF Arsimit, 

Liga e Dytë e Maqedonisë së Veriut

Arsimi – Boreci 9:0
Bellasica  Besa 1:0
Pelisteri – Voska Sport 1:1 
Slloga - Gostivari 0:1
Teteksi – Sasa 0:2 u ndërpre
Vardari – Pehçevo 2:0
Ohri – Detonit me 12 tetor
Kozhuf – Karaormani me 12 tetor.

 Tabela

1. Vardari    6    5    1    0    14:2    16
2. Voska Sport    6    4    2    0    14:4    14
3. Gostivari    5    3    2    0    10:6    11
4. Pelisteri    6    3    2    1    8:6    11
5. Detonit Junior    5    3    1    1    9:5    10
6. Arsimi 1973    6    3    0    3    13:6    9
7. Bellasica    6    2    2    2    9:7    8
8. Besa Doberdoll    6    2    2    2    7:7    8
9. Kozhuf    5    2    1    2    7:6    7    7
10. Teteks        2    1    2    8:8    7
11. Slloga     5    1    3    1    5:5    6
12. Karaormani    5    1    1    3    5:7    4    
13. Ohri    5    1    1    3    2:5    4
14. Kit-Go Pehcevo    6    0    3    3    3:9    3
15. Sasa Makedonska 5    0    2    3    3:9    2
16. Boreci    6    0    0    6    3:28    0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat