Benzema humb penalltinë, Osasuna shtang Real Madridin! Barcelona lider i ri

Futboll

Benzema humb penalltinë, Osasuna shtang Real Madridin! Barcelona lider i ri

Nga: K. Goca Më: 2 tetor 2022 Në ora: 22:56
Osasuna shtang Real Madridin!

Osasuna  shkakton senzacion, i merr pikë Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid!

Reali pati mundësi të merr pikët e plota, por futbollisti Karim Benezma dështon nga penalltia në minutën e 79-të, goditja e tij godet tërthorësen.

Reali barazon me rezultat 1:1 me Osasunën, e cila 12 minutat e fundit ka luajtur me një lojtar me pak.

Vinicius Junior në minutën e 42-të shënon për epërsinë e Realit. 

Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 50-të, 32-vjeçari Kike Garcia barazon rezultatin 1:1. 

Në minutën e 78-të, Unai Garcia u përjashtua me karton të kuq duke lënë me një lojtar me pak Osasunën.

Pas javës së 7-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 19 pikë, pasojnë Reali me 19, Athletic Bilbao 16, Betis 15, Atletico Madridi9 13, Osasuna 13, Sociedad 13 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat