Njeriu që i dha shpirt klubit të femrave, Kosovës së Prishtinës 

Futboll

Njeriu që i dha shpirt klubit të femrave, Kosovës së Prishtinës 

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 18:26
Kosovës së Prishtinës 

Agim Ademi është njeri i artë dhe që i dha shpirt klubit të femrave, Kosovës së Prishtinës.

Rritja e klubit të futbollit Kosova është meritë ekskluzive e Agim Ademit, sot është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ademi sot ka pasur emocione të mëdha pothuajse edhe i përlotur nga gëzimi, kur sheh që futbolli femëror vit pas viti po rritet.  

Image

“Sot kam kënaqësinë që t’ia uroj 20-vjetorin e themelimit Klubit të Futbollit të Femrave “Kosova” – Prishtinë. 
Si themelues dhe mbështetës i këtij klubi ndër vite, ndjehem jashtëzakonisht mirë kur shoh në retrospektivë zhvillimin, arritjet dhe ndikimin e këtij klubi në masovizimin e futbollit të femrave në aspektin mbarëkombëtar. 
55 vajza nga qytete të ndryshme të vendit në vjeshtën e vitit 2002 iu përgjigjen ftesës sonë për ta krijuar klubin e parë të futbollit për femra dhe njëherësh thyen tabutë e asaj kohe, duke dëshmuar se futbolli nuk është sport vetëm i meshkujve. 

Përkushtimi i tyre në lojën e futbollit dhe më pas arritjet e klubit bënë që ato të jenë promotore edhe të krijimit të Kombëtares së femrave të Shqipërisë, por më pas edhe të themelimit të shumë klubeve tjera në qytete të ndryshme të vendit dhe krijimit të mundësisë për fillimin e garave në formë lige.

Masovizimi dhe ngritja në një nivel më të lartë e futbollit të femrave mbetet prioritet i imi dhe i FFK-së, teksa ecuria e futbollisteve të dala nga KFF Kosova Pr, ka qenë dhe mbetet shembull dhe motiv për vajzat që duan të pjesë e futbollit.

Me këtë rast dua të falënderoj secilen futbolliste që ka qenë pjesë e KFF Kosova Pr dhe që ka dhënë kontribut për masovizimin e futbollit të femrave në vendin tonë. 

Po ashtu, u shpreh mirënjohje edhe të gjithë trajnerëve që ishin pjesë e klubit, në veçanti të ndjerit Halil Sadiku, si trajner i parë i klubit dhe i shumë gjeneratave, por edhe të gjithë atyre që ishin pjesë e stafit gjatë këtyre dy dekadave të ekzistimit të këtij klubi.

Urime e ju priftë e mbara!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat