Këngëtari i njohur kundër rrymës: Southgate na dërgon në finalen...

Futboll

Këngëtari i njohur kundër rrymës: Southgate na dërgon në finalen...

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 12:26
Këngëtari i njohur kundër rrymës

Kombëtarja angleze zhvilloi një edicion negativ në Nations League. “Tre Luanët” nuk siguruan asnjë fitore përballë Italisë, Gjermanisë dhe Hungarisë, duke e mbyllur grupin në vend të fundit dhe duke zbritur në Ligën B.

Gareth Southgate është përballur me kritika, por në mbrojtje të trajnerit ka dalë Robbie Williams. Këngëtari i njohur anglez, i cili është një tifoz i zjarrtë i Kombëtares, beson se Anglia nën drejtimin e Southgate mund të arrijë në finalen e Kupës së Botës Katar 2022.

Nënkampionët e Europës janë pjesë e grupit B bashkë me Uellsin, SHBA dhe Iranin. Në një prononcim për talkSPORT, Williams u shpreh: “Southgate duhet të vazhdojë të jetë trajner i Anglisë, pasi me të skuadra ka arritur rezultatet më të mira në vitet e fundit.

Shikoni si luan Anglia në turnetë e mëdha, por skuadra duhet të jetë e kujdesshme. Ne nuk kemi teknikën e Brazilit, prandaj duhet të luajmë gjithmonë me kujdes të madh siç bën Southgate.

Jam i sigurt se do të arrijmë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, ndoshta mund të dalim edhe në finale dhe ta fitojmë trofeun, unë kam shumë besim tek ekipi kombëtar”, deklaroi Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat