Gazetari është i bindur se Angel Di Maria i vetëm mund ta kthejë Juventusin në krye

Futboll

Gazetari është i bindur se Angel Di Maria i vetëm mund ta kthejë Juventusin në krye

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 17:46
Angel Di Maria

Gazetari italian Alberto Della Palma beson se Angel Di Maria i vetëm mund ta ndihmojë Juventusin të kthehet në krye në Serie A. Sulmuesi iu bashkua klubit torinez në verë dhe tregon performancë të shkëlqyer.

Di Maria ka tre asistime në ndeshjen e fundit ndaj Maccabi Haifa-s, dhe pritet  të vazhdojë të ndihmojë skuadrën me lojën e tij të jashtëzakonshme, shkrun abcnews.al.

Bardhezinjtë e kanë pasur të vështirë që nga fillimi i sezonit. Ata duhet të kthehen në formë sa më shpejt të jetë e mundur dhe Allegri  beson se Di Maria ka një rol kyç për të luajtur në suksesin e ekipit.

“Di Maria, të cilin e admiruam në ndeshjen kundër Maccabit, është në gjendje të ndikojë i vetëm në balancën e fuqive në Scudetto, sepse futbolli i tij është më krijues se ai i gjithë Juventusit”, citohet të ketë thënë Tuttomercatoweb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat