Humbi jetën ish-lojtari i kombëtares

Futboll

Humbi jetën ish-lojtari i kombëtares

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 12:56
Humbi jetën ish-lojtari i kombëtares

Një aksident ka nodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka ndërruar jetën 44-vjeçari, Hektor Psatha.

Hektori është arrestuar edhe më parë nga policia e shtetit pasi ai shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës në qytetin bregdetar.

I ndjeri, disa vite më parë ka qenë pjesë e futbollit të sallës “Futsal”, si lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë. Hektori ka marrë pjesë në dy kampionate botërore të këtij sporti.

44-vjeçari dikur shrytëzonte femrat që kishte në administrim kryesisht në zonën e Plazhi në qytetin e Durrësit, përgjatë vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Malin e Robit. Ai në të kaluarën punonte si faturino urbani në zonën e Plazhit për të mbuluar aktivitetin e tij kriminal.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat