Malisheva gati për sfidën e vështirë

Futboll

Malisheva gati për sfidën e vështirë

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:25
Malisheva

Malisheva e zhvillon ndeshjen e xhiros së dhjetë të Albi Mall Superligës në udhëtim te Ballkani.

Padyshim se do të jetë një përballje tejet e vështirë për ekipin e Sami Sermaxhajt, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, duket se ekipi është përgatitur mirë për sfidën ndaj kampionëve të Kosovës.

“Kemi punuar shumë për ndeshjen e radhës dhe kemi bërë gjithçka për t’u përgatitur si duhet. T’u besojmë instinkteve tona dhe ta luajmë lojën tonë”, ka shkruar Malisheva në faqen zyrtare.

Malisheva do të shpresojë edhe në lodhjen e skaudrës së Ballkanit, pas ndeshjes së tyre me Sivassporin në Conference League, të cilën e fituan në Turqi me rezultat 4:3.

Përballja Ballkani – Malisheva zhvillohet të dielën në Suharekë, me fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat