Asllani do të largohet nga Interi në janar?

Futboll

Asllani do të largohet nga Interi në janar?

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:40
Asllani do të largohet nga Interi në janar?

Në Itali ka raportime të fundit, por historia është e ditur dhe logjike. Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në janar, në formën e huazimit. Mesfushori shqiptar shkoi te zikaltërit si mesfushori zëvendësues i Brozovic.

Atëherë u përfol se Inzagi po mendonte një zgjidhje për t’i futur të dy nga minuta e parë.

Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por trajneri i Interit nuk e aktivizon Asllanin as kur mungon Brozovic, si rasti i fundit kur po luhej ndaj Salernitanës.

Tekniku i zikaltërve ka preferuar improvizimin e Calhanoglu para mbrojtjes, duke e detyruar lojtarin e Kombëtares që të bëj gati valixhet dhe të shpresojë se do të ketë një të ardhme te Interi disa kohë më vonë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat