Muller paralajmëron Lewandowskin para përballjes së nesërme

Futboll

Muller paralajmëron Lewandowskin para përballjes së nesërme

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 18:35
Muller

Barcelona do të zhvillojë nesër ndeshje si vendase në Ligën e Kampionëve, ku e pret në “Spotify Camp Nou” gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21;00, ku fitorja i duhet Barcelonës me doemos nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për kualifikim tutje.

Por, fitorja nesër kundër Bayernit nuk do të vlente asgjë nëse Interi e fiton ndeshjen kundër Victoria Plzen, pasi që Barcelonës i nevojitet me çdo kusht barazimi ose një humbje e Interit.

Skuadra e Julian Nagelsmann tani është nisur drejt Spanjës, ndërsa gjatë hyrjes në aeroport, ylli i Bayernit, Thomas Muller ka shfrytëzuar rastin që të paralajmëroj ish-bashkëlojtarin e tij dhe tani lojtarin e Barcelonës, Robert Lewandowski.

“Lewa, ne jemi duke ardhur”, tha Muller në paralajmërimin e tij drejt Lewandowskit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat