Kroatët shumë të fortë, Apolonia U19 humbet “finalen” e parë

Futboll

Kroatët shumë të fortë, Apolonia U19 humbet “finalen” e parë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:39
Kroatët shumë të fortë, Apolonia U19 humbet “finalen” e parë

Apolonia U19 humbi 0:3 në “Loni Papuçiu” përballë Hajdukut të Splitit në duelin e parë të fazës “play-off” në Champions League.

Fierakët e vegjël ka bërë shumë duke qenë afër kualifikimit në fazën e grupeve, por sfida e sotme ishte tepër e vështirë.

Skuadra kroate zhbllokoi takimin falë golit të Jere Vrcic (28’), ndërkohë që në pjesën e dytë miqtë vulosën suksesin me “tris” falë rrjetave të Mate Antunovic (54’) dhe Roko Brajkovic (63’).

Djemtë e Bledar Borovës tentuan deri në fund të shënonin një gol, por nuk ia dolën dot.

Përballja e kthimit do të luhet në 2 nëntor në Split të Kroacisë, me Hajdukun që ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat