Inzaghi pas fitores ndaj Bolognas: Është një sinjal fantastik

Futboll

Inzaghi pas fitores ndaj Bolognas: Është një sinjal fantastik

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:15
Inzagh

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij kundër Bolognas.

‘Nerazurët’ mbrëmë e mposhtën bindshëm prej 6-1, Bolognan, duke bërë u futur në zonën e rrezikshme.

Tekniku italian tha se pas ka pritur një reagim të mirë të skuadrës së tij pas humbjes në Torino.

“Jam shumë i lumtur për rezultatin, e dija që do të bënim mirë, pasi kisha parë gjithë skuadrën tejet të përqendruar dhe të vendosur. Pas së dielës na duhej një reagim dhe e gjetëm në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

“Shënuan pesë lojtarë të ndryshëm dhe është një sinjal fantastik për skuadrën”, theksoi Inzaghi.

Pas kësaj fitore, Interi ngjitët në vendin e katërt me 27 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat