Manchester City po përgatisin një ofertë për Toni Kroos

Futboll

Manchester City po përgatisin një ofertë për Toni Kroos

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 19:26
Toni Kroos.

Skuadra e Manchester City është duke përgatitur një ofertë për Toni Kroos.

Ylli gjerman i skuadrës së Real Madrid, Kroos është në muajt e fundit të kontratës së tij me ‘Los Blancos’.

Sipas raportimeve të ‘Diario Sport’, Man City janë të interesuar të transferojnë gjermanin.

Kroos akoma nuk ka thënë nëse do të rinovojë ose jo me Real Madrid, tashmë kur kanë mbetur më pak sesa një vit nga fundi i kontratës.

Situata e Kroos dhe specifikat e tij bëjnë që Manchester City të shtojë interesimin për situatën e tij.

Klubi i Premier League janë gati t’i paguajnë Kroos një pagë prej 13-14 milionë eurove.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat